Samsung lançon televizorin Curved 4K TV
Samsung lançon modelin e televizorit JS9500 Curved 4K TV i cili do të jetë i përbërë nga teknologjia Quantum Dot, që sot është një ndër fjalët kryesore në industri. Për ta kuptuar më thjeshtë, panelët në QD janë më të mprehtë sesa LCD LED standard, por jo edhe aq të freskët sa ata në OLED.

Quantum Dot u jep televizorëve një shtytje deri në 30% në saktësinë e ngjyrave dhe 64 herë më shumë klasifikim për çdo piksel, krahasuar me standardin LCD LED.

Samsung në modelin e ri ofron standard 10-bit me DCI-P3 dhe e bën pështatjen e ngjyrave dy herë më shpejtë sesa shpejtësia normale në ekranet UHD. JS9500 do të jetë modeli i parë i televizorit të Samsung që ofron mbështetje edhe për PlayStation Now.

Televizori Samsung JS9500 Curved 4K TV do të lançohet gjatë vitit 2015 dhe do të vijë në variantet me 65, 78 dhe 88-inç. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori