Samsung Galaxy prezanton mini S4
Samsung Galaxy prezantoi sot zyrtarisht mini S4 i cili ka nje ekran 4,3" qHD Super AMOLED. Galaxy S4 mini ka Android 4.2.2 Jelly Bean me karakteristikat e vecanta te Samsung si: TouchWiz. Kjo përfshin aplikacionin WhatchON, një aparat fotografik 8MP me Sound & Shot per modalitetin Panorama (por nuk ka double shot apo foto me kend 360), lojra ne grup dhe S Health (por pa sensorë, barometër te temperaturës apo lagështise).
Smartphone është paisur nga një procesor 1.7Ghz me 1,5 GB RAM dhe ndërsa Samsung nuk e tha në mënyrë eksplicite se çfarë chipset ka, është e qartë se kjo është Snapdragonchipset 400 përdorur në Mega 6.3. Ka 8GB per ruajtjen e te thenave, e zgjerueshme nëpërmjet slot microSD card. Samsung Galaxy S4 mini eshte 124,6 x 61,3 x 8.94mm dhe peshon 107g në krahasim me 136.6 x 69.8 x 7.9 mm dhe 130g për S4 me permasa të plota. Perdor bateri te zëvendësueshme 1900 mAh dhe do të dale me dy ngjyra, White Frost dhe Black Mist.

Shtuar më 02/06/2013, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori