Inxhinieri i
ekraneve të
Samsung, Kim Tae-woong thotë se
ekranet e tanishëm shiten mirë dhe nuk ka nevojë të nxitohet për teknologji të re të
ekraneve të
palosshëm, të cilët sipas tij do të lançohen në vitin 2019.
Kjo deklaratë i ka ndalur spekulimet se tashmë është gati Galaxy X me ekran të
palosshëm e që do të debutojë në IFA gjatë shtatorit.
Analistët koreanë kanë konfirmuar se
ekranet e tanishëm janë fitimprurës për
Samsung dhe se kjo kompani nuk ka nevojë të nxitohet me produktet që ende nuk janë gati.
Sipas Chung Won-seok,
ekranet e
Samsung janë mbi 20 për qind fitimprurës, transmeton koha.net.
Ai ka thënë: Kur kërkesa e
ekraneve të tanishëm do të fillojnë të bien,
Samsung do të zbuloj
ekranet e
palosshëm si produkt tjetër.
Inxhinieri i
ekraneve të
Samsung, Kim Tae-woog gjithashtu ka thënë për mediat koreane se ekrani i
palosshëm ende nuk është gatshëm, dhe se janë disa sfida teknike që duhet të përmirësohen.
Shtuar më 05/04/2017,
ora 11:43