Samsung do të përdorë teknologjinë kuantike në ekranet e tij
Pikat kuantike apo ‘quantum dots’ të quajtura në botën e teknologjisë, do të jenë ata që do të revolucionojnë ekranet që përdoren gjerësisht në pajisjet elektronike. Samsung është kompania e parë që po punon në studimin e tyre dhe mundësinë e ndërtimit të ekraneve me pikat kuantike.

Problemi me LED

Problemi kryesor LED është se nuk mund të prodhojnë dritë të bardhë të pastër. Gjatësia valore më e afërt që ata mund të prodhojnë është ajo e ngjyrës së verdhë. Si rezultat filtrat e ngjyrave duhet të bllokojnë çdo ngjyrë tjetër përveç të kuqes, jeshiles dhe blusë, të cilat pastaj përzihen në masa të caktuara për të formuar ngjyrat e tjera të spektrit të dukshëm. Gjatë procesit një sasi e madhe e energjisë humbet dhe si rezultat ngjyrat nuk janë shumë të pastra.

Ndërsa pikat kuantike sjellin një zgjidhje më të thjeshtë për këtë problem. Dizajni i tyre zëvendëson filtrat e ngjyrave me disa grupe të ndara të pikave kuantike. Ato janë pjesëza shumë të vogla që shkëlqejnë kur drejt tyre lëshohet dritë. Duke ndryshuar madhësinë e pikave, ndryshojnë edhe ngjyrat që ata pasqyrojnë duke i lejuar ndërtuesit e tyre të prodhojnë një larmi më të madhe ngjyrash dhe shumë më të pastra.

Si rezultat edhe imazhi në ekran do të jetë më i ndriçuar dhe më i këndshëm për syrin./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2016, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori