Samsung bën gati Galaxy A3 dhe A7
Pëlqej
Samsung pritet të zbulojë së shpejti seritë A të smartfonëve, imazhe dhe informacione të cilëve janë shfaqur në shumë në media. Ndërsa ne tashmë e dimë një pjesë të madhe të specifikave rreth modelit mesatar të linjës, Galaxy A5, gjërat janë ndryshe kur bëhet fjalë për Galaxy A3 dhe A7.

Galaxy A3 do të ketë një ekran 4.52 inç AMOLED me rezolucion 540x960 pixel, kamerë të pasme 8 Megapixel dhe frontale 5 Megapixel selfie.Smartfoni do të fuqizohet nga çipi 64Bit Qualcomm Snapdragon 410 me proçesor 1.2 Ghz katër bërthamësh, ndihmuar nga 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të dhënash e cila mund të zgjerohet përmes microSD. Dimensionet janë 130.1 x 65.5 x 6.9 mm dhe peshon 112 gram. Platforma do të jetë Android KitKat 4.4.4. Përsa i përket Galaxy A7, mendohet të ketë një ekran 5.5 inç. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori