Sa do të kushtojnë iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus në shtetet kryesore të Evropës
Pëlqej
Kompania Apple ka prezantuar dje tre telefonë të rinj të mençur: iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus dhe iPhone X.

iPhone 8 dhe 8 Plus do të dalin në shitje më 22 shtator, ndërsa do të mund të porositen që nga 15 shtatori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 8 do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB), kurse iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB).

Por, sa do të kushtojnë dy modelet e reja të iPhone në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone 8 do të kushtojë 799 euro, ndërsa iPhone 8 Plus do të kushtojë 909 euro, ashtu sikurse edhe në Austri. Në Zvicër, iPhone 8 do të mund të blihet për 839 franga zvicerane, apo 731 euro, ndërsa iPhone 8 Plus për 959 franga apo 835 euro.

Në Angli, iPhone 8 do të kushtojë 699 funte, apo 776 euro, ndërsa iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 funte, apo 887 euro. Në Itali, iPhone 8 do të mund të blihet për 839 euro, kurse iPhone 8 Plus për 949 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 8 do të jetë 809 euro, ndërsa iPhone 8 Plus do të kushtojë 919 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë. /albeu.com/



Shtuar më 13/09/2017, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori