Qeveria ruse i ka kërkuar Shërbimit të Sigurisë Federale të zhvillojë një sistem për të ndëshkuar
funksionarët e shtetit që
përdorin programe “të pacertifikuara”, si WhatsApp, për korrespondencën e punës. Lajmi bëhet i ditur nga Izvestia.
Sipas saj,
funksionarët mund të pushohen nga puna apo të pezullohen nëse
përdorin çfarëdolloj
programi të “listës së zezë”, WhatsApp, Viber dhe
Telegram.
Kjo iniciativë është prezantuar këtë javë nga komisioni i administrimit presidencial rus dhe
programi duhet të ketë përfunduar brenda gjysmës së 2017-tës./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016,
ora 23:53