Rrjeti social "Twitter" me probleme madhore
Rrjeti social Twitter ka qenë përkohësisht jashtë funksionit, dhe pa akses për tu përdorur në kompjuter personal apo celularë nga përdoruesit. Thuhet se ky problem e ka afektuar gjithë bazën e saj të përdoruesve, kudo në botë.
Vizitorët në faqen e internetit u erdhi një mesazh që thoshte se "Diçka është teknikisht gabim".

"Faleminderit për vërejtjen", shkruante mesazhi. "Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë problem shpejtë, dhe gjërat do të kthehet në normale shumë shpejt."

Gjithashtu edhe TweetDeck, klienti tjetër zyrtar i Twitter, ishte jashtë funksionit në atë kohë./Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori