Rregulla të reja për të drejtën e autorit, dëmtohen kopmanitë e mëdha
Evropa po e ndryshon internetin përsëri. Ligjvënësit i kanë miratuar disa rregulla për të drejtat e autorit. Ky miratim i ka goditur disa kompani të mëdha teknologjike, të cilat kanë thënë se këto ndryshime do të sjellin shpenzime dhe do ta kufizojnë lirinë e shprehjes.

Parlamenti Evropian votoi të martën pro miratimit të ndryshimeve të rrepta, të cilat i bëjnë përgjegjëse platformat e ndryshme, siç është “YouTube”, për shkeljet e të drejtave të autorit që bëhen nga përdoruesit e tyre.

Ky propozim ishte kundërshtuar nga kompanitë teknologjike, të cilat kanë paralajëmruar për nevojën e ndërtimit të filterëve të shtrenjtë të përmbajtjeve dhe ndërprejen e lidhjeve me publikimet e ndryshme. Aktivistët e internetit kanë thënë se këto ndryshime do ta sjellin censurën.

Sidoqoftë, këto ndryshime janë mbështetur nga kompanitë muzikore, artistët dhe mediet. Ato kanë thënë se reformat kanë qenë të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe pagesën e drejtë për ta.
Shtuar më 26/03/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori