Rolls-Royce, prezanton modelin e ri sportiv (FOTO LAJM)

Modeli i ri sportiv i Rolls-Royce
Kompania “Rolls-Royce” në sallonin e ardhshëm që do të mbahet në Paris do të prezantojë versionin e veturës dydyershe të modelit Ghost dhe njëherësh modelin më të shpejtë në historinë e gjatë dhe të suksesshme të kësaj marke.

Kjo veturë do të vihet në punë nga motori i përmirësuar 6.6-litra V12 me 600 kuaj fuqi (rreth 60 KF më shumë sesa versioni limuzinë), dhe i njëjti do të jetë i pajisur me ndërruesin automatik me tetë shpejtësi “ZF” i cili fuqinë dhe momentin do ta drejtojë kah rrotat e pasme. Kjo makinë do të jetë më i ultë, më e gjerë dhe pak më i shkurtër. Sistemi i përmirësuar i frenave dhe drejtimit do të kontribuojë në ekonomitetin e automobilit dhe në ngasjen më të këndshme, dhe njëherësh Ghost do të duhet të jetë Rolls-Royce më sportiv deri më tani.

Emërtimi përfundimtar i këtij modeli deri më tani nuk dihet. Prodhimi i veturës në fjalë pritet të nisë pas një vit, ndërsa çmimi do t’i sillet rreth 300.000 euro. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori