Kërcënojnë me vetëflijim, 3 gra mbyllen brenda një dyqani në Vlorë, me vete dhe bombol gazi (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Tre gra janë mbyllur brenda një dyqani në lagjen Centrale pranë një karburanti.

Ato kanë një bombol gazi brenda ambienteve ku janë mbyllur dhe kërcënojnë me vetëflijim.

Mësohet se ato në konflikt me pronën me pronarin e pallatit dhe konflikte gjyqësore të mbartura ndër vite.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2022, rreth orës 11:05, në lagjen “10 Korriku”, janë futur në një dyqan në katin e parë të një pallati, 3 shtetase, të cilat për shkak të një konflikti pronësie me investitorin e pallatit, kërcënojnë se do të kryejnë vetëvrasje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po negociojnë për zgjidhjen e situatës./albeu.com


Shtuar 26.04.2022 11:36