Robotika nis pushtimin e botës
Pëlqej
Shpesh shohim në filmat e zhanerit fantastiko-shkencorë situata dhe ralitete të cilat duken shumë larg nga ajo që po jetojmë sot.

Kështu duhet të ketë qenë edhe atëherë kur doli për herë të parë në kinema filmi “I Robot” me aktor Will Smith dhe Bridget Moynahan. Mirëpo, ajo fantazi e largshme e asaj kohe po kthehet në një realitet ditët e sotme.

Ajo është 120 cm e gjatë, me sy të rrumbullakët që i shkëlqejnë dhe me një zë të këndshëm. RobotiJosie Pepper” do t’i përgjigjet pyetjeve të pasagjerëve në Terminalin 2 të aeroportitMynihut në Gjermani.

Nëse ata kanë nevojë për udhëzime në portën e tyre ose duan të ndalojnë në një restorant apo dyqan të caktuar – Josie Pepper do t’i shikojë në sy dhe do t’u japë atyre një përgjigje të shpejtë.

Me vendosjen e Josie Pepper, Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa po eksplorojnë terrene të reja – “Është prova e parë e një roboti humanoid i pajisur me inteligjencë artificiale në një aeroport gjerman.”

Në javët e ardhshëm, Josie Pepper do të mirëpresë udhëtarët në zonën jo-publike të Terminalit 2, i cili operohet bashkarisht nga Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa. Në vendosjen e saj fillestare, Josie Pepper, e cila flet anglisht, do të presë pasagjerët në majë të platformës që lidh terminalin kryesor me ndërtesën satelitore. Kjo fazë e testimit do të përdoret për të treguar nëse Josie Pepper do të pranohet nga pasagjerët.

“Truri” i Josie Pepper përmban një procesor me performancë të lartë me një qasje në internet në WLAN. Kjo krijon një lidhje me një shërbim cloud ku teksti përpunohet, interpretohet dhe lidhet me të dhënat e aeroportit.

Çfarë e veçon sistemin: Kur ky lloj roboti flet, nuk jep vetëm tekstet e paracaktuara. Me aftësinë e tij për të mësuar, ajo i përgjigjet çdo pyetje individualisht. Ashtu si truri i “vërtetë”, sistemi merr vazhdimisht më mirë kombinimin e pyetjeve me informacionin përkatës për të dhënë përgjigje më të sakta.

IBM Watson Internet of Things (IoT) i bazuar në cloud dhe inteligjenca artificiale gjenden prapa aftësive të Josie Pepper. Pepper u zhvillua nga kompania franceze SoftBank Robotics. Robotit femër iu dha emri “Josie” nga stafi i AeroportitMynihut dhe Lufthansës kur mbërriti në aeroport. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori