Aksident i frikshëm në Tiranë, kamioni merr 10 metra përpara makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit tek “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se një kamion është përplasur me një makinë.

Kamioni duket se nuk ka mundur të frenojë dhe për pasojë e ka marrë makinën para për rreth 10 metra.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.


Shtuar 30.09.2020 16:20