RIM zhvillon shërbimin e muzikës për telefona
Research In Motion (RIM) po zhvillon një shërbim që do t'i lejojë abonentët të kenë qasje në muzikë në telefonat e tyre të mençur.

Shërbimi i muzikës është dizajnuar për të punuar me BlackBerry Messenger të RIM-it, sistemin e mesazheve të çastit të kompanisë - sipas njerëzve që kanë biseduar me ekzekutivët e RIM-it.

Këta njerëz thanë se BBM Music, emri që do të ketë shërbimi i ri, mund të lëshohet javën e ardhshme.

Megjithatë, një zëdhënës i RIM-it refuzoi të komentojë në lidhje me shërbimin e muzikës. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2011, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori