Gratë u kapën jashtë me aparate, policia reagon për ngjarjen në uzinën e Poliçanit

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja në uzinën e Poliçanit, ku disa gra u kapën me aparate fotografike jashtë uzinës.

Sipas burimeve nga policia, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Gjithashtu sipas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, është ushtruar menjëherë kontroll i imtësishëm.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/