Rikthehet AllWeb 2019, konferenca dedikuar marketingut dixhital dhe web-it
Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të katërt.

Prej 3 vitesh organizim, AllWeb është konferenca që ka tejkaluar pritshmëritë dhe po ndikon fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit. Përmbajta cilësore vjen nga folës Ndërkombëtarë / Rajonalë dhe vendas.

Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të ekonomisë dixhitale në rritje, konferenca e tetorit do të mbledhë së bashku shumë aktorë nga fusha të ndryshme që punojnë apo influencojnë tregun, i cili në të ardhmen e afërt premton shumë.

Pjesë e kësaj audience janë kompani apo brande të mëdha që kanë fokus dhe janë pjesë e transformimit dixhital. Ato janë: agjenci marketingu, ekspertë marketingu, inovacioni, zhvillimi, ICT, mobile, profesionistë të PR dhe Social Media.

AllWeb lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë e përvitshme, e cila pasqyronte përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe raste studimi të dobishme në një skenë të vetme, brenda një dite.

Një event unik ku ndërthuren thjeshtësisht prespektivat që ofrohen nga përvojat e folësve të mirënjohur ndërkombëtarë me praktikat më të mira lokale të përcjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.

Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, me ritëm të shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohet e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.
Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 200 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Microsoft, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Digitalizuj.me, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna).

Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre; për Mediat e reja dixhitale dhe tradicionale; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimeve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.
Shtuar më 17/08/2019, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori