Revolucioni i telefonisë
Sipas Bankës Botërore, në botë gjithsej janë 1 miliard linja telefonike dhe më shumë se gjysma e tyre janë në Europë dhe SHBA. Bumi i telefonave celularë sot është në vendetzhvillim. Që nga viti 2000, numri i të abonuarve në rrjetet celularevendetzhvillim ka ngelur pak a shumë i njëjtë.

Shpërthimi ka ndodhur në Afrikë, në Azi e në Amerikën Latine, me rezultate që shpesh duken paradoksale. Në gjashtë miliardë e gjysmë banorë në tokë, më shumë se 1 miliard nuk kanë ujë të rrjedhshëm, 1.6 miliardë nuk kanë elektricitet, 2.6 miliardë nuk kanë kanalizime të ujërave të zeza, por vetëm 2.5 miliardë prej tyre nuk kanë një telefon celular. Rreth katër milionë abonentët e telefonisë celulare, sipas të dhënave të Bankës Botërore, përfshijnë dhe ata që kanë 2-3 ose më shumë karta telefoni. Megjithatë, sipas një prej prodhuesve më të mëdhenj të telefonave celularë, “Ericsson”, numri i përdoruesve me të paktën një abonim, në nivel botëror është i barabartë me 3.6 miliardë, ku më shumë se 80 për qind ndodhen në vendetzhvillim. Me pak fjalë, vetëm tre miliardë njerëz nuk kanë ende një celular. Ka shumë mundësi që për shumë prej tyre kjo gjendje të mos vazhdojë shumë gjatë.

“Një milion abonentët e ardhshëm do të jenë fshatarë të varfër”, - tregon një studim i Bankës Botërore. Në të vërtetë, historia e kohëve të fundit duket se e tregon qartë: në Republikën Qendrore Afrikane, një nga vendet më të varfra në botë, ku më pak se 1 për qind e popullsisë ka akses ndaj telefonisë fikse, në më pak se një vit rrjeti i telefonisë së lëvizshme ka regjistruar 127 mijë abonentë. Në Guinea Bisau, në një vit e gjysmë u regjistruan 60 mijë abonentë. Por këto janë rastet ekstreme më të fundit.

Në Afrikë, në kontinentin më të përvuajtur, në vitin 2000 kishte një celular për çdo 50 banorë. Sot, më shumë se 28 për qind e popullsisë ka një të tillë: është e lehtë t’i shohësh në barkat e peshkimit, në shkretëtirë mes deveve, apo para një grumbulli me banane në fshat. Një revolucion epokal, që sipas ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “në më pak se një brez ka transformuar në vendetzhvillim bujqësinë, tregjet, peshkimin, transportin, ujitjen, bankat dhe sipërmarrjet e vogla”. Dhe në një farë mënyre, vetë teorinë e zhvillimit ekonomik. Dikur vendosja e shërbimit të postës kombëtare dhe një rrjet telefonik ishin hapa të detyrueshëm për zhvillimin e një vendi. Sot nuk është kështu: telefonia e lëvizshme, sipas FMN-së, i bën vendetzhvillim që të “kalojnë menjëherë fazën e evolucionit ekonomik, që më parë një vendi i duheshin dhjetëvjeçarë të tërë për ta arritur”. Motivi është i qartë. Ndërtimi i një rrjeti telefonik fiks kërkon zhvillim infrastrukturor, është i kushtueshëm dhe kërkon shumë kohë për t’u bërë. Rrjeti i një telefonie të lëvizshme nuk ka thuajse asnjë nga këto probleme. Fshatrat “e dënuar” nga eksporti i një apo dy lëndëve të para, mund të krijojnë rrjete wireless shumë moderne vetëm brenda pak javësh. Rrjeti i ‘Guinea Bisaut‘ kushtoi 25 milionë dollarë, ndërsa ai i Republikës Qendrore Afrikane më pak se 40.

Në kundërshtim me sa ka ndodhur me telefoninë fikse, ato celulare janë rrjete avangardë krejtësisht dixhitale. Banka Botërore lajmëron se hapi tjetër do të jetë shpërndarja e wireless-it për internetin. Por vetëm me zë dhe SMS telefoni celular ka revolucionarizuar një kanal thelbësor: atë të parave, sidomos paratë e të varfërve. Elizabeth Littlefield e FMN-së, thekson se familjet e varfra kanë nevoja financiare më komplekse se sa mund të mendohet: kursejnë duke blerë tulla apo kafshë, marrin paradhënie nga dyqanet, marrin para nga të afërmit e tyre që jetojnë jashtë, apo i depozitojnë të ardhurat në shtëpitë e sigurta të fqinjëve ose miqve. Një kërkim ka treguar se familjet e Bangladeshit përdorin të paktën katër lloje të ndryshme shërbimesh financiare. Zakonisht, problemi kryesor është si t’i transferojnë paratë. Fshatarët e Dar-es-Salaam në Tanzani, që dëshirojnë të dërgojnë para në shtëpi, në Arusha, për shembull, kanë shumë pak mundësi për ta bërë. Tradicionalisht, me shumë rreziqe mund t’ia besonin dikujt që t’i çonte personalisht pas më shumë se 20 orësh udhëtimi me autobus në mes të pyjeve. Pikërisht në këtë aspekt sot shpëtimi gjendet te “banka e lëvizshme”, ku me fjalën e lëvizshme nuk kuptohet një furgon që transporton sa andej këtej sportelin bankar, por telefonin celular. Sekreti, që nuk dihet se nga është zbuluar, qëndron në përdorimin e kreditit të celularit. Përmes celularit aty mund të bësh gjithçka; të transferosh para, kredite apo çfarëdolloj gjëje tjetër.

Suksesi më i madh i kësaj “finance botërore” është në Kenia, ku brenda dy vjetësh 65 milionë njerëz kanë përdorur celularin për të transferuar para. Faktikisht, një kenian nga dy të tillë përdor këtë sistem për transferimin e të ardhurave. Avantazhi është se kushton shumë pak në krahasim me mundësitë e tjera që ofrohen. Të dërgosh para me postë, komisioni kushton 5 për qind; përmes “Western Union” kap shifrën e 57.5 për qind, ndërsa me celular 2.8 për qind. Rezultati, llogarit FMN, është se çdo javë kenianët kursejnë 4 milionë dollarë në këtë mënyrë. Sipas raportit të Bankës Botërore, më shumë se një miliard persona në botë kanë abonim në telefoninë celulare, por nuk kanë llogari bankare. Brenda vitit 2012, më shumë se 360 milionë prej tyre mund të tërhiqen nga shërbimi “i lëvizshëm” financiar përmes SMS-ve. /shqip/
Shtuar më 02/11/2011, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori