Ambasadorja amerikane takim urgjent me Ramën

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Rama në selinë e Kryeministrisë.

Nuk dihet se cili prej tyre e ka kërkuar këtë takim, por para pak minutash diplomatja amerikane ka zbarkuar në zyrën e Ramës.

Me shumë mundësi, ky takim vjen pas shembjes së Teatrit, ku deri më tani nuk ka patur ndonjë reagim prej ambasadës.


Shtuar 19.05.2020 10:53