REKORD/ iPhone 8 do të jetë më i shtrenjti në histori
Telefoni i ardhshëm i kompanisë, iPhone 8, thuhet se do të jetë më i shtrenjti në historinë dhjetëvjeçare të iPhoneve.

Sipas një raportimi të ri, telefoni i ardhshëm do të kushtojë më shumë se 1000 dollarë në versionin bazë, raporton “Fast”.

Ky do të paraqiste çmimin më të shtrenjtë të ndonjë iPhone, madje duke kaluar edhe versionin më të madh të iPhone 7 Plus me 256 GB hapësirë të brendshme që kushton 960 dollarë.

Iphone 8 pritet të vijë në tri versione të ndryshme./Albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori