Range Roveri i ri ju lë pa fjalë! (FOTO)
Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Absolute Motors, ka publikuar fotografitë e modelit Range Rover që e kanë modifikuar.

Ky Range Rover, para se gjithash, karakterizohet me eksterierin shkëlqyes me ngjyrë të zezë Satin, transmeton Koha.net.

Natyrisht, kjo nuk është e gjitha sepse Absolute Motors ofron edhe paketën “Overfinch” nga fibra të karbonit (që përfshinë maskën e përparme, vrimat për ajër në pjesët anësore të veturës, etj.), set të ri të rrotave 23-inç me ngjyrë të zezë, si dhe xhamat e errët.

Gjithashtu, Absolute Motors thotë se ky Range Rover ka më shumë kuajfuqi për dallim nga ai standard porse sa kuajfuqi ka, kompania ende nuk e ka zbuluar.
Shtuar më 04/09/2017, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori