E rëndë në Itali, gruaja gjen pa jetë në oborrin e shtëpisë burrin shqiptar

Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jeta në oborrin e shtëpisë në Cigognola të Italisë.

Sipas mediave italiane shqiptari që ka mbetur i vdekur është identifikuar si Sokol Prenga.

Shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës. Pasi e shoqja ngriti alarmin në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale.

Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin./albeu.com