Qytetari dërgon iPhone në servis, ja si shpërthen celulari (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një kamera e sigurisë në një dyqan servisi për celularët ka regjistruar momentin kur një telefon iPhone ka shpërthyer në duart e pronarit të telefonit.

Ngjarja ndodhi në Queensland, Australi, ku Simon Owen e kishte dërguar telefonin e tij iPhone 6 plus, për të riparuar ekranin e dëmtuar, ndërsa sipas pronarit të servisit, ishte ankuar edhe se bateria e Apple nuk rezistonte gjatë.

Siç shihet edhe nga video, është dashur ndërhyrja e pronarit të servisit me një fikëse zjarri për të shuar flakët, ndërsa dyqani është mbyllur për disa orë, për shkak të tymit që rrezikonte shëndetin e punonjësve, por edhe të klientëve.

Ndërsa “Daily Mail” ka kontaktuar me Apple në Australi, por nuk ka marrë ende një përgjigje./Albeu.com/

Shtuar më 17/03/2017, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}