Publikohen të tjera foto të iPhone 6 (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Pak ditë para prezantimit zyrtar, dalin të tjera imazhe të iPhone 6 dhe iWatch. Mediat e huaja ka publikuar foto të versionit 5.5 inch i cili prezantohet për herë të parë.

Nderkohë që raportet e reja tregojnë se një portofol i ri virtual me siguri do të jetë një nga karakteristikat më interesante të iPhone 6.Sipas Re/Code “Apple ka arritur në një marrëveshje me American Express për të punuar së bashku në sistemin e ri të pagesave në iPhone”. Ky opsion do ti mundësojë pronarëve të kryejnë pagesa elektronike në dyqane fizike pa pasur kartë krediti apo debiti.

CEO i Apple,Tim Cook, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të sjellë diçka kreative me 500 milion llogaritë në iTunes. Ai mendon të lidhë këto llogari me kartat e kreditit në dispozicion të kompanisë së tij dhe të shtojë një sensor për identifikimin e gjurmëve të gishtave, që është i pranishëm dhe në iPhone 5S. Ky sensor që u prezantua 12 muaj më parë u pa si hap i parë drejt pagesave me anë të telefonit, duke i lejuar përdoruesit të përdorin aparatet e tyre celularë në vend të portofolave dhe kartave bankare. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori