Lumë golash në ndeshjen Liverpool-Chelsea, Lodinezët rrezikojnë Championsin (VIDEO)

Liverpooli ka fituar me rezultat 5-3 ndaj Chelseat.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të dhe ishte Naby Keita, i cili me një gol të bukur nga distanca shënoi për 1-0, ndërsa Trent Alexander-Arnold (38’) me një supergol nga gjuajtja e lirë qoi epërsinë në 2-0.

Liverpooli gjeti edhe një gol në minutën e 43-të me anë të Georgino Wijnaldum për 3-0, ndërsa Olivier Giroud (45+) dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 3-1.

Me fillimin e të dytës tparët përsëri ishin Reds që shënuan me anë të Roberto Firmino (55’) për 4-1, ndërsa Blutë pastaj ngushtuan me Tammy Abraham (61’) për 4-2 dhe Christian Pulisic (73’) për 4-3.

Në fund të ndeshjes, Liverpooli gjeti edhe një gol me anë të Alex Oxlade-Chamberlain (84’) për 5-3 dhe ky goli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Ndërkohë me këtë humbje Chelsea vështirëson kualifikimin në Champions ku në rast humbje ndaj Wolvesit dhe një fitore e Leicester ndaj Manchester United skuadra e Lampard do të mbetej pa Champions.


Shtuar 22.07.2020 21:21