Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua, arrestohet 54-vjeçari në Përmet

Policia në Përmet ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili është denoncuar nga një grua se e ka ngacmuar seksualisht.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet kanë ndaluar shtetasin S. Xh., 54 vjeç, banues në fshatin Iljare, Përmet, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 49 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Xh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.


Shtuar 20.01.2022 13:01