Buzëqesh Juventus, ylli i ekipit lë pas dëmtimin dhe bëhet gati për ndeshjen ndaj Lyon

Sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain është rikuperuar plotësisht nga dhimbjet në shpinë dhe konfirmohet se është gati për të luajtur kundër Lionit ditën e mërkurë dhe ndaj Interit.

Argjentinasi humbi sfidën e fundit në kampionat kundër SPAL-it për shkak të dhimbjeve në shpinë, por sot u stërvit plotësisht me skuadrën në kuadër të përgatitjeve për takimin e parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampioneve kundër Lionit.

Jo vetëm kaq, por ai do të jetë një armë plus për bardhezinjtë për supersfidën e së dielës kundër Interit. Me rikthimin e tij në skuadër, Juventusi plotësohet në momentin e duhur të sezonit.


Shtuar 24.02.2020 16:38