Prindërit ndihmojnë fëmijët të gënjejnë në Facebook
Ndoshta nuk është surprizë për ju që milion fëmijë nën moshën 13 vjeç janë përdorues të rrjetit social Facebook. Pavarësisht se rregullat ndalojnë një gjë të tillë për ata nën 13, prindërit e tyre i ndihmojnë fëmijët që të “gënjejnë” për tu regjistruar në rrjet.

Kjo del nga një studim i publikuar në revistën “First Monday”. “Nga të dhënat na rezulton se prindërit në mënyrë të vetëdijshme lejojnë që fëmijët e tyre të gënjejnë për moshën – në fakt ata i ndihmojnë fëmijët për të bërë një gjë të tillë në mënyrë që të plotësojnë regjistrimin në mënyrë të lejueshme”, thuhet në studim.

785 e prindërve i kanë ndihmuar fëmijët e tyre nënë 13 vjeç për të krijuar llogari në Facebook. Pavarësisht kësaj 89% e prindërve mendojnë se duhet të ketë një minimum moshe që kufizon regjistrimin në rrjet.

Në studim kanë marrë pjesë mbi 1 000 prindër që kanë fëmijë nga mosha 10 deri në 14 vjeç. Sipas të dhënave 55% e 12-vjeçarëve janë regjistruar në Facebook, 32% e 11-vjeçarëve dhe 19% e 10-vjeçarëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori