Samsung tregon arsyen e problemit në Galaxy Note 7
Samsung ka përkushtimin për të prodhuar gjithmonë produkte sipas standardeve më të larta dhe ne trajtojmë me seriozitet çdo incident të raportuar nga klientët tanë të vyer.

Si përgjigje ndaj rasteve të raportuara së fundmi për problemet me Galaxy Note7, kompania Samsung ka kryer një investigim të plotë duke gjetur edhe arsyen e problemit, i cili rezulton të jetë bateria.

Deri më 1 Shtator 2016, janë raportuar 35 raste të raportuara në gjithë botën dhe aktualisht Samsung po drejton një inspektim të plotë me furnitorët e tij për të identifikuar në treg bateri që mund të jenë të ndikuar nga ky problem. Sidoqoftë, për sigurinë e klientëve të tij, Samsung ka ndalur së shituri Galaxy Note 7.

"Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo mund të sjellë një situate jo konveniente në treg, por po e bëjmë për t’u siguruar që Samsung të vazhdojë të shpërndajë produktet me cilësinë më të lartë për klientët tanë", thuhet në reagimin e Samsung. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori