E konfirmon Laporta, zbulohet sulmuesi që Barça do të transferojë (VIDEO)

Që pas ardhjes së Xavit, Barcelona është duke bërë një punë shumë të mirë, duke marrë parasysh se Xavi erdhi në gjysmën e sezonit dhe gjeti një Barcelonë të “shkatërruar”.

Ardhja e Xavit solli dhe transferime të reja, të cilat deri më tani kanë qënë vendimtarët në çdo ndeshje të mundshme. Merkatoja e verës po afrohet dhe Barcelona është e vendosur të transferojë një sulmues pykë. Pëlqehej Haaland, por norvegjezi është shumë i kushtueshëm për katalanasit.

Emri më i ri në skenë është bomberi polak, Robert Lewandowski. Polaku nuk dihet ende nëse do të rinovojë për klubin gjerman, por zërat e shumë këto javë thonë se ai dëshiron transferimin te Barcelona. Për këtë gjë, ka folur presidenti i klubit, Laporta, ku është ndalur nga disa të rinjë  duke shkrepur disa foto, ku njëri prej tyre e pyet se cili do të jetë sulmuesi që ata do të transferojnë, a do të jetë Robert Lewandowski?

Për këtë gjë, bosi i Barcelonës e konfirmoi , duke thënë se interesimi është konkret dhe ai është synimi për sulmin e sezonit të ardhshëm./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.04.2022 15:22