"Politika e emrit real në Google është abuzim pushteti"
Dana Boyd, një kërkues në Microsoft Corp. ka kritrikuar Google-in për "politikën e emrit të vërtetë", në sipërmarrjen e fundit të kompanisë në botën e medias sociale, Google+.

"Politikat e emrave realë nuk janë fuqizuese por janë një pohim i pushtetit mbi njerëzit e pambrojtur" tha Boyd.

"Politika e emrit real" që është miratuar nga Google ndalon përdoruesit të krijojnë profile të rreme. Në fillim sajti i ka fshirë llogaritë e rreme ose me pseudonime.

Megjithatë pasi është bërë objekt i kritikave të ashpra nga kënde të ndryshme, Google ka "adoptuar" një afrim më të butë duke i paralajmëruar përdoruesit nëse ka një shkelje të politikës së emrit të vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2011, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori