Po "çmend" fëmijë e të rritur, si qëndron e vërteta e aplikacionit të plakjes
Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe prej nesh tentuam të modifikonim fotot për të parë se si do të dukeshim pas disa vitesh, me rrudha, thinjë e mjekërbardhë.

Ky aplikacion po thyen rekordet, duke u bërë më i shkarkuari i ditëve të fundit në Playstore dhe Appstore. Fotot e modifikuara me këtë aplikacion kanë pushtuar rrjetet sociale.

Por ekspertët britanikë japin alarmin se ky aplikacion përbën rrezikshmëri të lartë për të dhënat personale. “FaceApp” grabit fotografitë, videot dhe të tjera të dhëna personale të përdoruesve të Smartfonëve – thonë ekspertët për “Daily Mail”.

kspertët e sigurisë kibernetike hedhin dyshime se aplikacioni është zhvilluar nga një firmë ruse e prodhimit të programeve kompjuterike e quajtur “Wireless Lab” me qendër në Shën Pjetërburg. Vitet e fundit, hakerët rusë të lidhur edhe me Kremlinin po shndërrohen në shqetësim për sigurinë kibernetike globale.

Shtuar më 17/07/2019, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori