Amazon France ofroi përkohësisht PlayStation 5 për para-porosi. Çmimi dhe
data e
lëshimit janë zbuluar.
Javën e kaluar, Sony prezantoi për herë të parë detaje mbi pamjen e PlayStation 5 dhe një numër lojërash për konzolën e ardhshme.
Një pikëpyetje e madhe që mbeti e hapur ishte çmimi i saktë dhe
data e
lëshimit të konzolës, e cila do të vijë në dy variante.
Tani kishte informacione të reja nga kompania e porositjes me postë elektronike
Amazon, transmeton Telegrafi.
PlayStation 5 në
Amazon France kushton 499 euro – do të dorëzohet në 20 nëntor.
Këto të dhëna ishin në dispozicion nga dega a
Amazon në Francë.
Është përfolur shumë herë për çmimet e PS5 më parë dhe ato kryesisht silleshin nga 500 dhe 550 dollarë.
Shtuar më 18/06/2020,
ora 16:52