PlayStation 3 me 3D blu-ray
PlayStation
Sony, kompania e cila ka krijuar paisjen e njohur në tërë botën PlayStation, njoftoi se do të publikoj rindërtimin (versionin e ri) e PlayStation 3, i cili do të ju mundësojë përdoruesve reporduktimin e përmbajtjeve 3D blu-ray.

Sony theksoi në blogun e vet zyrtar se 38 milion konsola të PlayStation 3 që janë shitur në mbarë botën do të kenë mundësinë e reproduktimit të disqeve 3D blu-ray.
PlayStation 3 që në prill fitoi mundësinë e shfaqjes së përmbajtjeve 3D në lojërat kompjuterike.]
Rindërtimi i softuerit 3D blu-ray emri i të cilit është 3.50, do të jetë pa pagesë për të gjithë përdoruesit. (albeu.com)
Shtuar më 20/09/2010, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori