“Play Station Plus“ konfirmon titujt e lojërave që do të ofrohen falas në nëntor të 2016
Sony ka konfirmuar sëfundmi njësitë e lojërave falas që do të ofrohen për anëtarët e “PlayStation Plus” muajin e ardhshëm.

Të dyja kompanitë Microsoft dhe Sony kanë ofruar programe si dhe një nxitje për përdoruesit duke u siguruar një pjesë të vogël të lojërave falas për anëtarët.

Microsoft tashmë ka konfirmuar në Xbox Live Games linjën e saj Gold dhe sot Sony e ka ndjekur me listën e saj të titujve për abonentët “PlayStation Plus”.

Më poshtë titujt e lojërave me” Play Station” përkatës:

“Everybody’s Gone to the Rapture” si dhe “The Deadly Tower of Monsters” për “Play Station 4”

“ Dirt 3” dhe “Costume Quest 2” janë ofruar për “PlayStation 3”

“Letter Quest Remastered”dhe “Pumped BMX” për “PS VITA”. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2016, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori