Gjashtë raste të reja në Kukës, efektivët e policisë kryejnë sot testin

Gjashtë raste pozitive me COVID 19 kanë rezultuar në Kukës, duke e çuar në 18 numrin e të prekurve.

Më herët, në datë 25 prill janë kryer rreth 25 tampone të cilët fatmirësisht kanë rezultuar negative.

Nga Drejtoria e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ditën e sotme kanë kryer edhe disa efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Ndërsa qytetarët vazhdojnë lëvizjet në qytet sipas fashove të orareve, sot është parë një fluks më i madh i qytetarëve të cilët kanë dalë për të bërë pazar në tregje dhe marketet e qytetit.


Shtuar 27.04.2020 08:49