Pesë telefonat me të mirë të HTC (FOTO LAJM)

HTC Desire HD - Procesor shumë të shpejtë, surfim të shpejtë në ueb, e-mail, argetim me lojëra. Kjo paisje është vlerësuar si e projektuar mirë, dhe cila ka një ekran të mprehtë 4.3 inç.
Pëlqej
HTC HD7
Kohëve të fundit, të gjitha mediat të cilat i dedikohen lajmeve të teknologjisë flasin mbi telefonat e mënçur të prodhuesit të njohur HTC. Ne zgjidhëm për vizitorët e Portalit Albeu.com, pesë telefonat më të mirë të HTC.

Ti shikojmë një nga një:


HTC Desire HD
Procesor shumë të shpejtë, surfim të shpejtë në ueb, e-mail, argetim me lojëra. Kjo paisje është vlerësuar si e projektuar mirë, dhe cila ka një ekran të mprehtë 4.3 inç.

HTC Wildfire
Ka një pamje të mrekullueshme, i bazuar në platformën Android. FriendStream tërheq të gjitha rrjetet sociale në një vend, poashtu mbështetet në Adobe Flash dhe shfletim të mirë në ueb.

HTC HD7
Një varg i ri i Windows Phone 7, HD7 ka një ekran 4.3 inç, regjistrim të videove me definicion shumë të lartë dhe parashikim të motit me animacione të ndryshme e cila do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj edhe nëse bie shi.

HTC Nexus One
Telefoni i gjigandit Google, shumë njerëz e rekomandojnë atë si një super-telefon. Ka ekran me shumë shkelqim, procesor të shpejtë dhe navigacion përmes softuerit Google Maps.

HTC Legend
Ky celular ka një pjesë të vetme nga alumini dhe i ngjan shumë stilit të Apple, por bibloteka e tij me widget dhe ekran shumë të përshtatshëm e lartëson atë në konkurencë. (albeu.com)


Shikoni fotografitë e këtyre modeleve të HTC:
Shtuar më 26/11/2010, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori