Perdoruesit e Facebook nxjerrin informacione personale
Dizajni i ri i Facebook (2011)
Kompania për siguri Sophos, bëri disa eksperimente mbi Facebook-un. Eksperimentet e inxhinierëve të kësaj kompanie arritën në përfundimin se 41% përdoruesve të Facebook vullnetarisht janë të gatshëm të zbulojnë informacione mjaft personale në faqet e internetit.

Inxhinierët e Sophos kanë zgjedhur 200 përdorues të kij rrejti social dhe iu kanë dërguar kërkesë për miqësi nga një emër i rremë përdoruesi të Facebook, Freddi Staur (që është anagram ID Frausdster).

Nga ky numër, 87 përdorues i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, që në kuadër të profilit të tyre madje kanë zbuluar informacione të besueshme, siç janë e-maili, datëlindja, vendbanimi apo numri i telefonit, madje edhe informacione të tjera më tepër personale. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2011, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori