Përdoreni celularin tuaj si një xham zmadhues
App Store ka shumë programe që përdorin kamerën e Iphone-it si një zmadhyes dixhital por sistemi i ri IOS 10 vjen me funksionin e vetë zmadhues. Ky funksion mund të gjehet shume lehtësisht në Apple suits, Accessibility features.

Hapni ikonën Settings dhe zgjidhni General. Në ekranin e Cilësimeve të Përgjithshme, zgjidhni Accessibility dhe më pas Magnifier . Në ekranin tjetër, takoni butonin në pozicionin On. Shtypni butonin Home për t'u kthyer në ekranin kryesor të iPhone.

Tani kur të doni të zmadhoni dicka klikoni tre herë shpejt butonin home te iphone dhe celulari juaj do t kthehet në një zmadhues dixhital.

/albeu.com/
Shtuar më 20/05/2017, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori