Horror në SHBA, 38-vjeçari vret pesë fqinjët e tij, mes tyre një 8-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve mbrëmjen e së premtes.

Një 38-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj fqinjëve të tij, pasi këta të fundit i kërkuan të mbante qetësi, pasi 38-vjeçari po bënte zhurmë në lagje, pasi po qëllonte me armë në ajër në oborrin e tij.

BBC raporton se si pasojë e të shtënave humbën jetën në total pesë fiqnj, mes tyre një i mitur rreth 8 vjeç.

Autori dyshohet të jetë meksikan. Ai quhet Francisco Oropez dhe është ende në arrati.

Policia po punon për kapjen e autorit./albeu.com/