Për 10 vjetë Volkswagen planifikon të prodhojë 22 milion makina elektronike
Prodhuesi i njohur gjerman i automjeteve, Volkswagen, njoftoi se planifikon të prodhojë në 10 vitet e ardhshme 22 milionë vetura elektrike dhe të ulë emetimet e dioksidit të karbonit për 30 për qind.

Ky është një plan ambicioz, pasi Volkswageni vitin e kaluar prodhoi më pak se 50 mijë automjete elektrike, shkruan blick.ch përcjellë Klan Kosova.

Gjigandi gjerman është orientuar tek automjetet elektrike për t’u përshtatur me kufizimet e reja të emetimit të dioksid karbonit në Evropë dhe presionit të Kinës që kërkon automjete me emetim të vogël.

Gjithashtu, Volkswageni njoftoi se fitimika rënë në 3.2 miliardë euro nga 3.3 miliardë sa ishte vitin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori