Pasi u dëbua nga Facebook e Twitter, Donald Trump ka filluar punën për të krijuar aplikacionin e tij
Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump që nga koha që u dëbua nga Tëitter dhe Facebook, ka filluar punën për të krijuar një aplikacionin e tij.

Këtë e ka konfirmuar Këshilltari i Lartë i Trump, Jason Miller për "Sky Neës Australia".

"Unë mendoj se ka një shans shumë të mirë që Presidenti Trump mund të krijojë platformën e tij të mediave sociale – në këtë rast, pavarësisht se cila është platforma, ajo do të jetë më e madhja sapo ai të bashkohet me të," tha Miller.

"Populli dëshiron të dëgjojë atë që ai ka për të thënë. Të gjithë duan të dinë se çfarë po bën."

"Ka pasur tashmë një numër takimesh rreth anëtarësimit në platformat ekzistuese të mediave sociale dhe potencialisht ngritjes së platformave të reja të mediave sociale", u shprehë ai./
Shtuar më 23/02/2021, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori