Pas IPhone 5S, Apple tani në punë për iPhone 6
Pas prezantimit të IPhone 5S, Apple mendon tashmë për versionin e radhës iPhone 6 por çfarë duhet të bëjë Apple që të bëjë vërtet përshtypje te konsumatorët?

Ekrane më të mëdhenj – Të dhënat më të fundit kanë treguar se preferencat e konsumatorëve janë drejt smartfonëve me ekrane më të mëdhenj se 4 inç. Apple duhet të shmangë përmasat e hibridëve telefon-tablet (5-7 inç), megjithatë do të ishte mirë të sillte në treg një pajisje me ekranin të paktën 4.5 inç.

Wi-Fi 802.11ac – Ky është standardi më i ri i aprovuar nga IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers) për teknologjinë Wi-Fi i cili do të ishte mirë të suportohej nga iPhone-ët e gjeneratës së ardhshme.

NFC – Near Field Communications është teknologjia e përfolur prej kohësh që mundëson pagesat nëpërmjet smartfonëve e cila është shumë e dobishme dhe për veprime të tjera. Apple deri tani nuk ka treguar interes për këtë teknologji, por ndoshta kompania po pret që të maturohet tregu në këtë drejtim dhe deri vitin tjetër mund ta shohim të aplikuar tek iPhone 6.

Më shumë piksel për kamerat – Konsumatorët kanë treguar se janë shumë të tërhequr nga fotot cilësore dhe kamerat me sa më shumë piksela përbëjnë një veçori shumë të rëndësishme për ta. Apple deri tani ka rezistuar me 8 megapiksel, megjithatë ndoshta ka ardhur koha të ofrojë akoma më tepër duke marrë parasysh edhe ecurinë e konkurrentëve në treg, shkruan PCWorld Albanian.

Bateri rezistente – Jetëgjatësia e një baterie është shumë e rëndësishme për përdoruesit pasi zakonisht ajo nuk reziston më tepër se 1 ditë për shkak të ekzekutimit të shumë aplikacioneve apo përdorimit të Internetit. Ndoshta do të ishte mirë që Apple t’u jepte fund ankesave të konsumatorëve në këtë drejtim.
Shtuar më 13/09/2013, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori