Detektivja shqiptare: Burrat 50-vjeç lidhen me vajza të pamartuara

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ishte e ftuar në emisionin “E Diell” për të folur rreth tradhtisë.

Ajo u shpreh se ka disa arsye që çojnë një partner/e për të marrë një detektive.

“Kur ka neglizhencë ndaj partneres/it. Mesazhet natën vonë. Kthimi vonë në shtëpi, janë disa arsye që të bëjnë të dyshosh se partneri/ja po të tradhton”, tha Lili.

Më pas Shkenda u shpreh se burrat në moshën 50-vjeçare kanë tendencë që të lidhen me vajzat e reja dhe jo të martuara.

Gjithashtu ajo zbuloi edhe një rast kur në zyrën e saj u paraqit një zonjë për të ndjekur bashkëshortin e saj. Lila shtoi se ai nuk e tradhtonte gruan e tij me ndonjë grua tjetër, por panë që ai kishte një afrimitet me një mashkull.