Kohët e fundit raportohet se
Apple është duke iu kërkuar partnerëve të prodhimit që të zhvendosin
prodhimin e iPhone në SHBA, thuhet sipas gazetës japoneze “The Nikkei”.
Sipas raportit, burimet pretendojnë se
Apple ua ka kërkuar këtë Foxconn-it dhe Pegatron-it, dy kompanive prodhuese që janë përgjegjëse për
prodhimin e iPhone.
Foxconn thuhet se është duke e shikuar mundësinë, përderisa Pegatron ka refuzuar për shkak të kostove të mëdha.
Sipas Nikkei,
Apple e bëri këtë kërkesë për t’i zhvendosur prodhuesit në SHBA për shkak të fitores së Donald
Trump në zgjedhjet e fundit.
Kjo pasi
Trump pati sugjeruar mw herët
Apple-në ta zhvendosë
prodhimin në SHBA. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2016,
ora 21:33