"WhatsApp është një 'kalë trojan' që po shfrytëzon miliona përdorues dhe nuk ndryshon nga
Facebook", kështu njoftoi themeluesi i Telegramit, Pavel Durov.
Në një postim të gjatë të mërkurën, ai sulmoi aplikacionin më të madh të mesazheve WhatsApp, i cili është në pronësi të
Facebook që prej vitit 2014 dhe 1.5 miliardë përdorues cdo muaj.
"Pavarësisht nga qëllimet themelore të WhatsApp, këshillat për përdoruesit e tyre janë: nëse nuk jeni dakord që të gjitha fotot dhe
mesazhet tuaja të bëhen publike një ditë, ju duhet të fshini WhatsApp nga telefoni juaj.
WhatsApp jo vetëm që nuk mbron
mesazhet tuaja, por është aplikacion po përdoret vazhdimisht si një kalë 'Trojan' për të spiunuar fotot dhe
mesazhet tuaja në celular. Pse e bëjnë këtë?
Facebook ka qenë pjesë e programeve të mbikëqyrjes shumë kohë para se të fitonte WhatsApp", tha ai.
Sipërmarrësi rus i referohej skandalit në të cilin u përfshi
Facebook para disa muajsh, ku dolën të dhënat e miliona përdoruesve. Me shkrimin e tij, Pavel ka qëllim të tregojë se e njëjta gjë funksionon dhe me WhatsApp.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 18:11