Paqe mes Apple dhe Samsung?
Me sa duket, kompanitë e njohura botërore Apple dhe Samsung tani janë pajtuar që të takohen dhe të diskutojnë për një marrëveshje të mundshme, e cila do t’i mbante kompanitë jashtë sallave të gjyqit.

Të dy kompanitë kanë konteste të ndryshme gjyqësore në vende të ndryshme të botës, ku njëra kompani e akuzon tjetrën për shkelje të patentave të ndryshme për produktet dhe shërbimet që i ofrojnë në treg.

Njoftohet se takimi i dy udhëheqësëve të këtyre kompanive do të mbahet më 21 ose 22 maj në San Francisko.
Për rastin e fundit në SHBA, gjykatësi nuk e ka mohuar mundëisnë që këto dy kompanitakohen.
Shtuar më 30/04/2012, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori