Nxënësit në Maqedoninë e Veriut në protestë kundër mësimit online

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut, pasditen e sotme ka organizuar protestë kundër vendimit të Qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor online.

UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar jo efikasitetin e tij në muajt e kaluar.

Unioni kërkon zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike.

Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet e ndryshme me të cilat u përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca.

Gjithashtu, nga UNSHM-ja kishin kërkuar krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike si dhe investime në institucionet arsimore.


Shtuar 31.08.2020 16:51