Pajisja që kthen orën normale në orë inteligjente
Glance është një pajisje që mund të kthejë një orë normale në një orë inteligjente. E dizajnuar nga Kiwi Wearables, Glance mund të vendoset në rripin e një ore normale dhe të lidhet me telefonin tuaj inteligjent. Pajisja njofton përdoruesin për ardhjen e një telefonate ose teksti si dhe është në gjendje të monitorojë aktivitetin fizik të përdoruesit. Glance është dizenjuar që të funksionojë për një javë pa pasur nevojë për karikim, shkruan pcworld.al

Kur i bie bateria, ajo mund të ushqehet lehtësisht nëpërmjet portës së saj USB, ashtu si çdo pajisje telefonike. Glance përdor gjithashtu një detektor 3D për të matur lëvizjet. Për shembull, pajisja do t’ju tregojë sa hapa keni bërë duke ecur ose sa keni udhëtuar me biçikletën tuaj. Pajisja është gjithashtu rezistente ndaj ujit dhe kushton 40 paundë. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2014, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori