Këtë muaj, kompania OUKITEL lançon smartfonin e parë në botë me 4
kamera me emrin e modelit U22.
Ndërsa ne jemi gjithnjë e më shumë duke u mbështetur në telefonat tanë celularë për të shkrepur fotografi,
nevojat tona për
kamerat janë shumë më strikte dhe kritike.
Kështu, për të kënaqur
nevojat për fotografitë nga smartfonat, OUKITEL do të sjellë telefonin me
kamera të pasme me dy lente, dhe
kamera me dy lente përpara.
Kamerat e parme do të kenë 5 MP dhe 2 MP, ndërsa dy
kamerat tjera do të kenë 8 MP, përkatësisht 2 MP.
Ky telefon revolucionar do të adoptojë teknologjinë 2.5 D për ekranin duke e bërë atë të butë dhe të rrumbullakosur.
Ky celular do të ketë edhe sensorin për skanimin e gishtërinjve.
Si telefoni i parë në botë me katër
kamera ai do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra për konsumatorët: I bardhë, i zi dhe ngjyrë ari.
Shitjet do fillojnë në mes të muajit Maj. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2017,
ora 10:45