Policia bastis “Las Vegas” në Tiranë, kapen kumarxhinjtë me 50-çe, pranga për disa persona (FOTO LAJM)

Policia e shtetit ka bastisur një një lokal që përdorej si bazë bixhozi në Kryeqytet duke arrestuar edhe disa persona për pjësëmarrje në lojëra të paligjshme fati.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës njofton se pas punës operative të bërë nga shërbimet e policise kriminale të Komisariatit Policisë Nr. 1, Tiranë, në datë 06. 11. 2021, rreth orës 18. 30 min, është ushtruar kontroll në subjektin privat Bar Restorant “Las Vegas” që ndodhet në katin e parë të pallatit Nr. 10/1, në Rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ku nga kontrolli i ushtruar janë kapur në flagrancë duke ushtruar aktivitet të kundraligjshëm në organizimin e llotarive të palejuara si dhe venien në dispizicion të lokaleve për lojra të palejuara, dhe nga kontrolli i ushtruar janë sekuestruar një sasi parash prej 900 000 Lek të rinjë si dhe një sasi parash në valutë në shumën prej 2975 Euro, shumë parash të cilat u gjenden në syrtarin e banakut të lokalit, para të cilat ishin përfituar nga aktiviteti i kundraligjshëm, si dhe janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë aparatë telefonik celularë të cilet sherbenin për vendosjen e skedinave dhe basteve sportive për ndeshje të ndryshme futbolli.

Për pasoje janë arrestuar në flagrancë shtetasi Ledjon Xhezairi i datlindjes 09.12.1994, është arrestuar Kledi Bunaca i datlindjes 19.12.1993 si dhe janë shpallur në kërkim shtetasi Urim Topuzi i datlindjes 05.12. 1986 dhe shtetasi Edison Nazif i datlindjes 11.06.1986. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Lulo Hasani i datlindjes 02.01.1991.

Po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim policor, për kapjen e pronarit të lokalit, shtetasit Urim Topuzi si dhe për kapjen e menaxherit të lokali shtetasit Edison Nazif.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “ Organizim i llotarive të palejuara” të kryer në bashkëpunim si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet “ 197 e 25 “ dhe “ 198 e 25 “ të Kodit Penal në ngarkim të autorëve, shtetasve Urim Topuzi dhe Edison Nazif të shpallur në kërkim si dhe ndaj personave të arrestuar, shtetasve Ledjon Xhezairi dhe Kledi Bunaca si dhe ndaj personit të proceduar në gjendje të lirë, shtetasit Lulo Hasani./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 15:16